Aktakuza e re e Speciales: Dëshmitarët e “ndikuar” janë Remi e Zyrapi

2-shin e konsideronte vendimtar.
Për këtë arsye dëshmitarin me këtë shifër, Hashim Thaçi e zuri në gojë jo vetëm në takimin e 3 shtatorit 2023 me Hajredin Kuçin, por sipas Prokurorisë, u tregoi Bashkim Smakajt, Blerim Shalës e Artan Behramit më 9 shtator, edhe si ta udhëzojnë 2-shin për të dëshmuar në procesin ndaj tij dhe tre ish-bashkëluftëtarëve.
E sipas kësaj shifre, burri, tentimi për ndikim te i cili bëri që Thaçit t’i ngrihej aktakuzë e re, është Bislim Zyrapi.
Çështjet për të cilat do të pyetej ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë 12 ditëve të dëshmisë, ishin gjetur në një dokument në veturën e Bashkim Smakajt, kur u bastis më 30 tetor 2023.
Dokumenti i ri i kryeprokurores Kimberly West zbulon se dëshmitari tjetër për të cilin Thaçi foli në qendrën e paraburgimit në Sheveningen, me Fadil Fazliun, është ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa.
Në fakt, në aktakuzë përmendet vetëm si “dëshmitari numër 1”, ndërsa thuhet se atë e kanë takuar Fadil Fazliu dhe djali i tij Fahri Fazliu në qershor dhe korrik, ndërkaq zbardhet se me Mustafën ka folur edhe Smakaj.
Komente